 |
|
Rexhep Kryeziu i lindur nė fshatin Dejne tė
Rahovecit, jeton me familjen e tij qė25 vite nė
Zvicėr, atje merrėt me vreshtari dhe verėtari, si
ekspert i kėsaj lėmie. |
|
|
|
|
Nė njė bisede pėr RahovecPress, Kryeziu ka folur pėr
punėn e tij qė po e bėn nė shtetin zviceran, pėr
shkollimin e tij nė Kosovė dhe Serbi dhe gjithė
angazhimet qė po i bėn tani nė punėt dhe shkrimet e
njė eksperti tė vreshtarisė dhe verėtarisė.
“Shkollėn e Mesme bujqėsore, dega Pemėtari-Vreshtari
e kam kryer nė Pejė, tė gjitha me nota tė larta, nė
atė kohė isha nxėnės i dalluar nė Qendrėn Ekonomike
Shkollore nė Pejė. Ne vitin 1976 u regjistrova ne
Fakultetin Agro-ekonomik nė Beograd, dega
Hortikulturė dhe Pemėtari-Vreshtari. Pasi pėrfundova
vitin e tretė tė studimeve dhe pėr shkak tė
rrethanave politike qė u krijuan nė vitin 1981 u
detyrova tė emigroj nė Zvicėr”, rrefyer pėr
RahovecPress.
Ai vazhdon tė tregojė se si pėrmes mikut te tij nga
fshati Fortesė, Islam Popaj, e gjenė punėn menjėherė
nė profesionin e tij – vreshtari dhe verėtari, po
ashtu Kryeziu tregon edhe pėr shumė miq e kolegė qė
ka nė Rahovec, Ymėr Berishėn, Sinan Metkamberin,
Lulzim Ymeragen, Hysen Canziben, etj.
baza“Nė Zvicėr punoj nė firmėn “Reb und Veinbau
Wehrli”, ku nėn monitorimin tim drejtohet prodhimi i
mbi 30 hektar vreshta. Jam autor i dy librave “Kitja
e Vreshtės” dhe “Nga Hardhia deri nė gotė”, si dhe
jam autor i shumė shkrimeve pėr vreshtari dhe
verėtari nė gjuhėn shqipe dhe gjuhėn gjermane,
ndėrsa nė fund tė kėtij viti del nga botimi njė
libėr pėr Verėtarėt zviceran, autor i tė cilit jam
unė dhe dy bashkėpunėtor zviceran, emri i librit do
tė jetė “STEIN UND WEIN” qė nė pėrkthim nė shqip do
tė thotė Guri dhe Vera”, thotė Kryeziu pėr
RahovecPress.
Shumė nga vreshtarėt dhe verėtaret nga Kosova e
njohin si autor i shumė shkrimeve, gjithashtu ėshtė
edhe bashkėpunėtor shumė i afėrt i vreshtarėve nė
Kosovė. Kryeziu vitin e kaluar ka qenė i angazhuar
pėrmes GIZ-it gjerman pėr t’i ndihmuar vreshtarėt nė
Kosovė.
“Nėse GIZ-i ka prapė nevojė pėr mua, ndodhė qė edhe
kėtė vit tė jem nė disponim tė ju ndihmoj
Vreshtarėve dhe Verėtarve nga Kosova, kjo ėshtė
dėshira ime mė e madhe pėr ti ndihmuar vendit tim
dhe qytetit tim qe ka traditėn e kultivimit tė
rrushit dhe verės – Rahovecit” pėrfundon Regjep
Kryeziu.
Kryeziu ėshtė shumė aktiv edhe pėrmes rrjetit social
Facebook, nė kėtė rrjet social njihet me emrin Baca
Merlot, ku vazhdon tė publikojė fotografi dhe
shkrime tė ndryshme pėr Vreshtat dhe Verėrat.
Rexhep Kryeziu edhe pėrmes RahovecPress ka filluar
tė publikojė shkrimet e tij, qė shėrbejnė si
kėshilla pėr Vreshtarėt e Rahovecit, RahovecPress do
t’i publikoj kohė pas kohė shkrimet e Kryeziut.
/RahovecPress/
|
|
|