Njė biznes mjaft tė suksesshėm dhe fitimprurės udhėheq nė Kosovė edhe dyzetvjeēarja Havushe Bunjaku nga fshati Kishnicė.  
 

Loading...
 
Ajo ėshtė themeluese e ndėrmarrjes "99 LULE", qė merret me grumbullimin e bimėve mjekuese, aromatike dhe prodhimin e ēajeve.

Bunjaku tregon se biznesin e ka themeluar para 10 vjetėsh.

“Me profesion jam biologe, isha e papunė dhe tė vetmen gjė qė mund ta bėja ishte tė bėja diēka qė lidhej me profesionin tim, kėshtu qė vendosa tė merrem me grumbullimin e bimėve mjekuese aromatike qė produkt final kanė ēajet. Si produkt mungonte nė tregun e Kosovės”, tregon ajo.

Udhėheqja e biznesit nė Kosovė nga njė grua, ka mjaft vėshtirėsi dhe sfida, tregon Bunjaku, megjithatė ajo thotė se kishte vendosur qė tė mos ndalet sė realizuar qėllimin e saj, qė ishte krijimi i njė biznesi qė do t’i mundėsonte asaj njė jetė mė tė mirė ekonomikisht.

“Kam pasur pėrkrahjen vetėm tė burrit dhe familjes, sa i pėrket anės financiare kam pasur shumė pak pėrkrahje prej shoqatave tė grave, por jo aq sa do tė duhej njė biznesi. Jemi ballafaquar me shumė probleme, por tani jemi mirė, kemi produkt tė qėndrueshėm dhe kemi konsumatorėt tanė”, tregon Bunjaku.

Bunjaku ka arritur qė nė biznesin e saj tė punėsojė edhe 15 gra tjera.

Por, megjithatė, edhe pse nė Kosovė ekzistojnė gra tė suksesshme qė udhėheqin biznese, ende shifrat janė shumė tė ulėta, vlerėsohet se vetėm rreth 10 pėr qind e bizneseve janė nė pronėsi tė grave. /Evropa e Lire/

 

Loading...
 
 
Loading...